E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Vendi

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, përplasen dy makina, njëra prej tyre përmbyset në mes të rrugës

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën, ku njëra është përmbysur në asfalt.

Reklamë

Paraprakisht mësohet se dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital, ndërsa grupi hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes pritet të japë më shumë detaje.

“Rreth orës 16.30, në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin M.S., me automjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin B.Q. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit“, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë