Një aksident i rëndë është regjistrua në aksin nacional Pogradec – Lin, në afërsi të Pojskës.

 

Policia njofton se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur 6 persona.

 

Nga këta, 2 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.

 

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *