E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

33-vjeçari humb jetën në aksident, përplasja e dy makinave në Pogradec shkakton edhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi sot në mëngjes në aksin pogradec – Qafë Thanë. Dy automjete u përplasën, e për pasojë një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Policia tha se goditja e fortë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 33-vjecarit Martin Kastrioti, i cili drejtonte mjetin tip ‘Volksvagen’.

Ndërkohë dy të plagosurit, burrë e grua, që ishin në makinën tjetër, janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi për shkak të një manovrimi të gabuar nga njëri prej mjeteve.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë