E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën 7-vjeçari

Memaliaj – Një 7-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”.

Policia bën me dije se rreth orës 14:30, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën rrugës për në spital 7 vjeçari (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë).

Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë