Kronikë
Aksident i rëndë në Lezhë, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë të premte në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Mjeti me drejtues J.M. ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motoçiklete, shtetasin me iniciale M.Gj. Ky i fundit ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Reklamë
Ndërkohë, shoferi është shoqëruar në ambientet e policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




