Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë.

 

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, ndërsa ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. Viktima është shtetasi Ndue Sokoli.

 

“Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip “Benz ” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *