Video · Kronikë
Aksident i rëndë në Lezhë, një viktimë dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në askin Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të fshatit Tresh në Lezhë.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person. Ndërkohë raportohet se një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhenave të para mjeti tip Opel ku udhëtonte viktima, ende i paidentifikuar i moshës rreth 30 vjeç, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip Ford dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip Fuoristradë që vinte përballe saj.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, autovetura është përmbysur në rrugë e si pasoje e plagëve të marra drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje.




