Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në autostradën Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e urgjencës. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe për identifikimin e viktimave.
Lexo edhe :
Related Posts
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
/vizionplus.tv






