Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në fshatin Markatomaj në Lezhë.

 

 

Një ambulancë ka dalë nga rruga duke përfunduar e përmbysur në një arë.

 

 

 

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur pacientja, dy shoqërueset e saj dhe infermierja.

 

 

Lezhë

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lezhë – Milot”, në fshatin Markatomaj, shtetasi V. T., duke drejtuar automjetin me shërbim ambulancë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë, janë demtuar shtetasit F. Gj., 34 vjeç, infermier në Spitalin Rajonal Lezhë dhe shtetasit N. T., 77 vjeç, M. T., 74 vjeçe dhe M. P., 73 vjeç (pacientë në autoambulancë). Të 4 shetasit po marrin ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Lezhë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. T. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *