E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Aksident i rëndë në Kosovë, treni përplaset me makinën, 1 viktimë e 3 të lënduar

Kosovë – Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Jagodë të Klinës.

Mësohet se treni është përplasur me një makinë dhe si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit e tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, njofton policia e Kosovës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë