E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën 29-vjeçarja

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës, 29-vjeçarja Xhanina Hoxha, e cila u plagos te enjten në nje aksident rrugor në Pogradec.

 

E reja nuk mundi dot që t’u mbijetojë plagëve të marra në trup.

 

Reklamë

Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë dhe shoferi, 42-vjeçar Kastriot Guçe, i cili është vendosur nën akuzë nga policia për “shkelje te rregulalve të qarkullimit rrugor”.

 

Makina tip Ford me të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga e ra nga një lartësi prej afro 20 metrash. Në mjet ishte dhe bashkëshorti i 29-vjeçares, i cili po ashtu po merr ndihmë mjekësore në spital.

Vazhdo të lexosh

Reklamë