E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident i rëndë në Japoni, dy viktima dhe 12 të lënduar

Dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u lënduan si pasojë e përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në prefekturën Tokushima në Japoninë perëndimore, tha policia lokale.

Pas përplasjes, e cila ndodhi rreth orës 12:30 sipas orës lokale, autobusi u përfshi nga flakët, raporton agjencia Kyodo.

Sipas policisë, pesë pasagjerë të autobusit u plagosën rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë