E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident i rëndë në Itali, i riu shqiptar goditet nga eskavatori

Një aksident me pasojë plagosjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 09:30 të mëngjesit.

Siç shkruajnë mediat vendase, një 29 vjeçar shqiptar mbeti i plagosur në një aksident në Egna.

I riu shqiptar ndërsa po dilte nga kamioni, u godit nga një eskavator dhe mbeti i mbërthyer në mjet.

U desh ndërhyrja e Kryqit të Kuq për nxjerrjen e të riut shqiptar, i cili u transportua më pas me helikopter spitalin e Bolzanos për mjekim.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./VIZION PLUS/

Vazhdo të lexosh