Një aksident i ka ndodhur në Selanik mesditën e së premtes. Rreth orës 12, pak kilometra pas daljes së Niselio-s në drejtim të Selanikut janë përplasur dy automjete, me pasojë shumë të plagosur dhe fatkeqësisht një grua e vdekur.

Sipas mediave greke, një grua 30-vjeçare nga Shkupi ka vdekur, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Verisë, një 27-vjeçare në gjendje të rëndë, e cila aktualisht ndodhet në operacion dhe një 25- jashtë rrezikut për jetën, një grua dhe një burrë 74 vjeç (drejtuesi i makinës së dytë), të cilët kanë marrë plagë të lehta.

Gjithashtu, një grua është intubuar nga ekipet e shpëtimit në vendin e aksidentit dhe është transferuar menjëherë në Spitalin e Selanikut, pasi gjendja e saj ishte shumë e rëndë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *