E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë 23-vjeçarja

Një 23 vjeçare humbi jetën mëngjesin e kësaj të enjteje në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi rreth 03:15 në aksin rrugor Patos – Fier, ku viktimë mbeti Maltjana Hëna, që ishte pasagjere në makinë.

 

Nga aksidenti u plagos rëndë edhe shoferi i mjetit tip “benz”, 27-vjeçari Taulant Ershani. Sipas policisë, makina që drejtohej nga i riu, doli nga rruga në vendin e quajtur kthesa e Patosit.

 

Reklamë

Policia dyshon se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe. Edhe në Durrës, një 70 vjeçare humbi jetën pasi u godit nga treni.

 

Përplasja ishte fatale për të moshuarën e cila humbi jetën menjëherë. Ndërkohë policia shoqëroi në komisariat makinistin 62 vjeçar, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë