Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë mbrëmjen e sotme në Fier.

Një automjet tip ‘Mercedez-benz” ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Bacinozit” dhe ka përfunduar në kanal ndërsa në të ndodheshin tre shtetas.

Tre shtetasit janë identifikuar si Sokol Prendushi 32-vjeç, Kristjan Voci 29-vjeç dhe Jetnor Hila 45-vjeç.

Të plagosurit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa dy pasagjerët kanë marë dëmtime të lehta.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *