E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti përfundon në lokal, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ambientet e një lokali pranë kryqëzimit midis stadiumit “Elbasan Arena” dhe Parkut “Rinia”.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:55, duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e përplasjes, dy persona që ndodheshin në lokal janë plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Reklamë

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë