Një 25- vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti, mbrëmjen e kësaj të shtune.

 

Aksidenti tragjik ndodhi në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve Benz dhe Volkswagen, viktimë mbeti drejtuesi Esmerald Nika.

 

Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur edhe Ylli Rami, i cili tashmë ndodhet në spitalin e Bulqizës.

 

Arsye për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

 

Bulqizë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi Bulqizë”, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Y. R., dhe pasagjer shtetasin D. S., me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. N.

 

Nga përplasja e automjeteve janë dëmtuar tre shtetasit e mësipërm, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi E. N., ka ndërruar jetë në spital.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *