Dalja nga rruga dhe përplasja me bordurën ka shkaktuar një tragjedi në rrugën Sarandë-Piqeras.

Sipas informacionit të dhënë nga policia rreth orës 07:00 një makinë tip Ford ka dal nga rruga dhe është përplasur me borduren anësore.

Për fat të keq përplasja ka qënë fatale për pasagjerin Armand Asllani 34 vjec nga Durrësi.

Sakaq janë plagosur dhe dërguar me urgjencë në spital drejtuesi i makinës shtetasi me iniciale E.B, si dhe pasagjeria tjetër A.K.  Burime nga spitali I Sarandës bëjnë me dije se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut.

 

 

Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *