Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal. Makina e drejtuar nga 25-vjeçari A.Tafa ka përplasur 30-vjeçaren Lavdie Gjata dhe fëmijën e saj 2 vjeçar.
Si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë 30 vjeçarja, ndërsa fëmija është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij BMV me targa AC 666 AT ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.