E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Vendi

Aksident i rëndë në Ballsh, 18-vjeçari përplas me makinë vajzën e mitur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në  qytetin e Ballshit.

Automjeti, me drejtues një 18-vjeçar ka përplasur një 7 vjeçare. Sipas njoftimit zyrtar, e mitura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 “Rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit, automjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme.

Reklamë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë