Një aksident i rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Fllkaës. Dy persona humben jetën dhe një tjetër gjendet në spital i plagosur, pas përplasjes së disa automjeteve. Fillimisht automjeti tip Mercdes Benz me drejtues Adriatik Bajraktari 29 vjeç banues në Kamzë humbi kontrollin dhe  goditi nga pas një kamion me drejtues shtetasin me iniciale SH.B 62 vjeç nga Tirana. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën pasagjeri që gjendej në mjetin tip Benz, një 25 vjeçar nga Durrësi. Pas përplasjes, drejtuesi i kamionit doli për të parë se çfarë kishte ndodhur, por në këtë moment ai u godit nga një mjet i paidentifikuar. Pas disa orësh 62-vjeçari humbi jetën ne spitalin e Durrësit. Në këtë aksident u përfshinë edhe dy mjete të tjera, një Nisan dhe një BMW X5, ndërkohe që specialistët e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që goditi 62-vjeçarin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *