Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 5 makina e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Durrës- Më datë 25.09.2021, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *