E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në autostradën Lezhë–Laç, përplasen dy makina dhe një motor, një i plagosur në urgjencë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të Markatomajt.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete dhe një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Reklamë

Fatmirësisht, dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se motoristi po udhëtonte drejt punës në momentin e aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin ku ndodhi ngjarja është vështirësuar për disa minuta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë