Kronikë
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, vdes 37-vjeçari

Një aksident me vdekje është shënuar këtë të premte në aksin Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 në fshatin Ziaj.
I ndjeri, 37 vjeç, i identifikuar me inicialet I. R, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, u përplas me mjetin tip “Bmw” me drejtues F. L., 34 vjeç.
Reklamë
Nga përplasja e fortë, 37-vjeçari humbi jetën, ndërsa shoferi tjetër ka mbetur i plagosur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




