Aksidente te renda ndodhen këtë te enjte ne afërsi te Aeroportit te Rinasit. Si pasoje e përplasjes se automjeteve, dy persona humben jetën e dy te tjerë u plagosen. Ne orët e para te mëngjesit, ne rrugën pranë Qafës se Kasharit, një BMV dhe një Jaguar janë përplasur, duke shkaktuar vdekjen e Fredi Zogut 41 vjeç, qe ishte ne timonin e njërës prej makinave. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave te lejuara. Ndërsa aksidenti tjetër ndodhi ne mbrëmje ne vendin e quajtur Ura e Gjoles. Dy automjete janë përplasur mes tyre e për pasoje ka humbur jetën nje person, ndërsa dy te tjerë jane te plagosur rende. Viktima 32 vjecari Julian Rica mbeti i bllokuar për disa minuta ne makine, deri sa mbërritën mjetet zjarrfikëse. Te plagosurit janë Dritan Gjergjaj 40 vjeç dhe Kastriot Lleshi 33 vjeç. Shkak i aksidentit besohet te ketë qene manovrimi i gabuar i njërit prej drejtuesve te mjeteve dhe lagështia ne rruge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *