E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident i rëndë me viktimë në aksin Korçë-Kapshticë

Aksident në aksin Korçë – Kapshticë ne afersi te fshatit Nevicisht.

 

Makina përplas perf vdekje një person te moshes 65-70 vjec.

 

Reklamë

Sipas të dhënave personi ka dalë me kalë nga rruga dytësore e fshatit në aksin nacional.

 

Në momentin që ka dalë në mes të rruges kafsha është trembur dhe është kthyer pas duke i dalë para një automjeti që po kalonte aty ndërsa si pasojë e përplasjes personi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

 

 

Njoftimi i policisë

 

Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë