E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë gjatë natës në Dukat Fushë! 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin Dukat Fushë, ku janë përplasur dy automjete, një Audi dhe një Fiat.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta dhe po marrin trajtim mjekësor.

Reklamë

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe transportoi të lënduarit drejt spitalit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të mjeteve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë