E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë fërkuar me njëra-tjetrën gjatë lëvizjes, çka ka bërë që njëra prej tyre të humbasë kontrollin, të dalë nga rruga dhe të përplaset me bordurën anësore. Si pasojë e përplasjes, mjeti është përmbysur.

Reklamë

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për viktima.

Shkak paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara në zonat urbane. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë