Një aksident u shënua pak momente më parë në kryqëzimin midis rrugës së Korçës dhe Drilonit. Dy mjete janë përplasur me njëta tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Një mjet i cili dyshohet të ketë qënë duke ecur me shpejtësi dhe që vinte nga Tushemishti ka goditur një tjetër mjet nga pas.

Shkak mendohet që të ketë qenë edhe lagështira në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht mësohet se si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *