E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident, humb jetën 68-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 68-vjeçari është regjistruar paraditen e së hënës ne aksin Fushe Kruje-Tirane. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në afërsi të fshatit Arameras, ku ka humbur jetën Lele Kupa banues ne Fushe Kruje. Në momentin e aksidentit, 68-vjeçari ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga nje autoveture tip “Benz” që drejtohej nga Alban Kulla 19 vjeç. Burime te policisë, bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit si dhe ndërprerja e rrugës nga ana e këmbësorit. Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili është marre ne pyetje për sqarimin e plote te rrethanave te aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë