E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident gjatë natës në aksin Dimal-Berat, lëndohet 27-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin nacional Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë.

Shoferi i një automjeti tip Mercedes Benz, që po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar nga kallamishtet.

 

Drejtuesi i mjetit, Marjus Mata, 27 vjeç, ka pësuar thyerje në krahun e majtë dhe shembje në disa pjesë të trupit dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Atij i është bërë edhe alkool-testi dhe ka rezultuar pa prezencë alkooli.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, që kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të ndodhur në këtë aks rrugor, ku mungon ndriçimi në rrugë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë