E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident fatal në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 39-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin që lidh fshatin Varibop me autostradën Levan-Tepelenë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, por edhe atyre zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë, një autoveturë tip “ Kia” që drejtohej nga një shtetase 39-vjeçare , e identifikuar si Nertila Abazaj, ka dalë nga rruga e fshatit Varibop për të hyrë në autostradën Levan-Tepelenë. Në momentin e hyrjes në autostradë, automjeti i saj është përplasur nga një furgon që po qarkullonte në këtë aks rrugor.
Si pasojë e goditjes së fortë, 39-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri qé ndodheshin né fugon janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier per tẽ marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe patrulla e qarkullimit rrugor për të normalizuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment. Gjithashtu, janë thirrur edhe shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë