Subscribe

Aksi nacional Lozhan-Moglicë i cili lidh Maliqin e Korçën me Gramshin është bërë thuajse i pakalueshëm si pasoje e shkarjeve masive të dherave e gurëve gjatë ditëve të fundit me rreshje intensive.

Kjo është një rrugë e cila është ndërtuar prej më pak se një viti, por ka shfaqur probleme të shumta, ndërkohë që nuk mirëmbahet nga askush.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve ndjehen të rrezikuar gjatë udhëtimit në pjesën më të madhe të këtij aksi, jo vetëm për shkak të gurëve e dherave që mund tu bien mbi mjetet e tyre por edhe për shkak të vetë rrugës e cila në disa vende ka shkarje të thella.

Aqif e Dritan Kumria janë drejtues mjetesh të shërbimit publik nga Gramshi në Korçë dhe anasjelltas. Si njëri edhe tjetri tregojnë se shpeshherë në mungesë të mirëmbajtjes së këtij aksi kanë qenë të detyruar të ndalojnë autobusët dhe sëbashku me udhëtarët të pastrojnë gurët dhe dhërat, në mënyrë që të mund të kalojnë.

Vështirësinë që paraqet aksi Lozhan Moglicë e pranojnë edhe dy administratorët e njësive Gorë e Moglicë.

Ata thonë se institucionet duhet të marrin përsipër mirëmbajtjen, pasi rruga po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme.

Nga ana tjetër rruga e vjetër nacionale është bllokuar dhe e vetmja mundësi kalimi nga Korça në drejtim të Gramshit dhe më tej është rruga e re prej rreth 15 km.

Të interesuar pranë sektorit rajonal rrugor në Korçë përgjegjësi Gentjan Pere thotë se kjo rrugë nuk është marrë ende në dorëzim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, pasi sipas tij aksi për një periudhë një vjeçare është në garancinë e firmës që e ka ndërtuar.

Sipas Peres është kjo firmë e cila duhet të kryejë mirëmbajtjen e kësaj rruge. Në kushte të tilla përdoruesit e këtij aksi do të vijojnë të rrezikojnë jetën e tyre gjatë qarkullimit në këtë rrugë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *