E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksi kombëtar Qaf Buall – Peshkopi bllokohet nga gurët

Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë gjithë natës kanë bërë që rruga nacionale nga Qafa e Buallit në drejtim të Peshkopisë të mbulohet nga gurët e mëdhenj.

 

Segmenti më problematik është ai pranë varrezave të Bulqizës ku vazhdimisht ka rënie të gurëve.

 

Reklamë

Ky segment është pjesë e rrugës së Arbrit i hapur dhjetë vite më parë.

 

Drejtuesit e mjeteve janë përballur me rënien e vazhdueshme të gurëve, duke rrezikuar jetën teksa udhëtojnë në drejtim të Tiranës apo Peshkopisë.

 

Shumë prej tyre ndalin makinat dhe i heqin vetë gurët nga rruga. Ata shprehen se kjo rrugë nuk mirëmbahet ashtu siç duhet dhe ju rrezikohet jeta sa herë kalojnë në këtë rrugë.

Rrebeshet e shiut kanë krijuar probleme edhe në zona të tjera të qarkut Dibër duke bllokuar rrugë e rrjet të furnizimit me energji elektrike.

Më shumë video

Reklamë