Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ne shtator do te nise puna per ndërtimin e nje aksi te rendesishem per jugun e vendit, atë Kardhiq- Delvine.

 

Burime nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë te ditur se tenderi pritet te hapet gjate muajit gusht, ku do te shihet edhe interesi i kompanive qe te do ndërtojnë ketë segment rrugor.

 

Në facebook kryeministri ka shpërndarë edhe projektin për këtë aks, që sipas tij, është pjesë e projektit madhor të programit Kombëtar të rrugëve, për Shqipërinë që duam.

 

Për kryeministrin ky segment është premtuar 20 vjet me radhë dhe është inauguruar me daulle elektorale, por më pas është lënë rrugëve si të gjitha rrugët e tjera të trashëguara nga qeveria e mëparshme.

 

Ne total janë 32 km rrugë që do të ndërtohen, ndërsa pjesë e saj është edhe një tunel prej 850 metrash. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, fondi i parashikuar arrin ne 7.2 miliard leke.

 

Kjo rrugë pritet të shkurtojë distancën drejt Sarandës, zona më e rëndësishme turistike e jugut të vendit. Fillimisht ky segment u parashikua të ishte pjesë e programit 1 miliard euro, por më pas qeveria u tërhoq nga ky variant, duke sigurua fondin e nevojshëm për ta ndërtuar atë më paratë e buxhetit të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *