E hënë, 14 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksdientohet makina e Blushit

Ilustrim · Vizion Plus

Aksidentohet automjeti i deputetit Ben Blushi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës11:45 në Pogradec në hyrje të fshatit Lin, ku nga të dhënat paraprake nuk ka të lënduar. Sipas policisë te dy mjetet po zbrisnin nga qafe-thana. Mësohet se makina e Blushit tip “Volkswagen Touareg” është aksidentuar me një tjetër automjet, veturë tip “Scoda” me targa BT 2352 AC, që drejtohej nga një holandeze me iniciale E.K Burime nga policia bëjnë me dije se Ben Blushi nuk ndodhej në makinë momentin që ndodhi aksidenti por e drejtonte një person me inaciale S.M, banues në Tiranë. Përplasja e dy automjeteve ka sjellë vetëm disa dëme të vogla materiale. Policia e cila shkoi në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ku nga të dhënat paraprake mësohet të jetë shpejtësia përtej normave.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh