Subscribe

Ne fund tetorit dalin rezultatet e para për 6 Universitetet publike dhe private qe po i nënshtrohen akreditimit. Universiteti Politeknik, ai Bujqësor, i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës, dhe dy institucione jopublike Marlin Barleti dhe Universiteti Europian i Tiranës, janë te përzgjedhurit nga Asgjësia Britanike, e cila ka nisur akreditimin. Ndërsa ne qershor te vitit te ardhshëm, ky proces parashikohet te përfundoje ne te gjitha institucionet e arsimit te larte ne vend. Ministrja e Arsimit, Linidta Nikolla, sqaron se akreditimi është nje test për cilësinë e Universiteteve, por dhe standard i munguar. Krahas këtij procesi, i cili po vijon nga grupet e punës, Universitetet po përgatiten per pranimet e studenteve, sipas kritereve te ligjit te ri. Për here te pare, qeveria ka vendosur notën mesatare 6, si kusht per te gjithë maturantet qe synojnë Universitetin. Por ministria Nikolla ka sqaruar se mesatarja 6 është kriter per aplikimin per shkolle te larte dhe jo pranimin. Kriteret e pranimeve ne Universitete i përcaktojnë vetëm institucionet e arsimit te larte. Ministria Nikolla ka folur edhe per te rinjtë me mesatare nen 6, qe nuk kane shanse per te hyre ne Universitet. Këta maturante mund te ndjekin kolegjet 2-vjeçare profesionale, qe sipas ministres, ofroje dege te kërkuara nga tregu i punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *