Ndonëse jemi ende në kulmin e pandemisë Covid 19 në Europë, aktorët e futbollit në Spanjë kanë hartuar planet e tyre konkrete për të shpëtuar sezonin futbollistik që ka mbetur pezull që nga muaji mars.

Në shtetin iberik, që është bashkë me Italine vendi me I goditur ne kontinentin e vjeter ka pasur një akord të rëndësishëm këtë të martë mes shoqatës së futbollusteve dhe federatës spanjolle.

Është rënë dakort që në momentin e parë që situata e rrezikshme do të jetë kaluar, do të luhet me një kalendar të ngjeshur që parashikon ndeshje cdo tre ditë në mënyrë që të mbyllet rregullisht sezoni.

Jo vetëm kaq por është sanksionuar që do të ketë ndërprerje të takimit të paktën dy herë në 90 minuta për hidratimin e lojtarëve. E vetmja gjë që mbetet për tu vendosur është nëse takimet do luhen me apo pa tifoze, por edhe kjo varet nga situata e emergjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *