Aleanca Kundër Importit te Plehrave kërkon tërheqjen e projektligjit dhe ndërprerjen e diskutimeve per këtë çështje ne seancën e 21 korrikut. Përfaqësues te shoqërisë civile përmes nje deklarate i kane bere apel klasës politike te mos lejoje importin e mbeturinave, ne te kundërt do te nisin protestat dhe riaktivizohen procedurat për referendum. Me ardhjen e te majtës ne pushtet, vendimi i pare qe mori qeveria Rama ishte ndryshimi i ligjit për menaxhimin e mbetjeve ne mënyre qe te ndalohej importi i plehrave. Ky ishte dhe premtimi elektoral i socialisteve. Per këtë arsye nuk u zhvillua dhe referendumi, i cili i kishte kaluar te gjitha shkallet dhe mbetej vetëm përcaktimi i datës. Por pak dite me pare tre deputete te mazhorances mes tyre dhe kryetari i komisionit te veprimtarisë prodhuese, Eduart Shalsi kane rikthyer ligjin e lejimit te importit te mbetjeve bazuar sipas tyre ne kërkesat e kompanive private dhe ashpërsimin e procedurave te hyrjes se mbeturinave nga jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *