E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Akademia të reformohet, mos hidhet baltë mbi punën e profesorëve”

Një lume akuzash janë hedhur kohët e fundit për Akademinë e Shkencave. Kishte nga ata që votuan, por edhe nga ata që refuzuan të votonin. Akademikë e profesorë shkencash, iu fshehën intervistave, e të paktët që u pronuancuan vendosën të mbroheshin.

 

Akademikja Floresha Dado ishte ndër të parat që në komision u ngrit për të thënë se kjo Akademi do reformuar. Dado guxon në intervistë dhe thekson se nuk duhet reformë vetëm për Akademinë, por edhe për pushtetet që  përlyejnë me fjalë punën dhe përpjekjen e disa profesorëve të nderuar. Akademikja e njohur Floresha Dado nuk e përjashton as veten nga përgjegjësia, lidhur me situatën ku gjendet sot Akademia e Shkencave.

 

Më shumë video

Reklamë