Subscribe

Ndërsa Shqipëria po përballet me pandeminë, vete Akademia e Shkencave  ne dy prill ka ngritur katër Komisione atë te Mjekësisë, Ekonomisë, Informatikës e Matematikes, me 50 eksperte, për te dhënë kontributin ne përballimin e situatës.

Kryetari i akademisë, Skënder Gjinushi tregon se mes specialisteve ka disa ide por ende nuk mund te thuhet se kur mund te nise rikthimi ne normaliteti dhe hapja e shkollave.

SKENDER GJINUSHI

KRYETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE

Më tepër është ajo që kush do të jetë politika e testimit, dhe si do gjurmosh të heshturit, sepse një nga karakteristikat e sëmundjes është asimptomatike, të tëra vendet janë përpjekur për të rritur numrin e testeve. Ka ide konkrete, jemi duke përpunuar specialiste, që ku do të drejtohemi dhe si do matim imunitetin  e fituar. Ka hipoteza që popullsia ka fituar imunitet. Janë bërë shkëmbim mendimesh, është lënë një takim për të parë kush do jene masat e lehtësimit dhe në komisionin tonë bëhet ky debat, do fillojmë me hapje shkollash apo jo këto janë në përpunim dhe nuk i kam parasysh.

Gjinushi sqaron se akademia po ndjek me vëmendje edhe eksperiencën e vendeve me te zhvilluara.

SKENDER GJINUSHI

KRYETAR I AKDEMISE SE SHKENACAVE

Pyetje:  Profesor ju me thatë që janë disa ide dhe plane nuk janë të vonuar, për tu implementuara?

Jo sepse imuniteti është çështje e madhe, nuk është një gjë që duhet sot, mbrojtja reale kur është e sigurt që virusi nuk sjell më dëm  është fitimi i imunitetit të turmës dhe të grupit që quhet, dhe që vlerësojmë se do jetë mbi 60%. Ky nuk është një proces që bëhet në një ditë.

Akademia e Shkencave është ne kontakt me ekspertet te huaj me qellim qe mbështetur edhe mbi qëndrimet e tyre te ndërtohet një studim për pandeminë e koronavirusit ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *