E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Akademia e Shkencave ende pa kryetar

Ky institucion është ende pa kryetar. Ish-kreu Myzefer Korkuti dha dorëheqjen, ndërsa Gudar Beqiraj, që u zgjodh pas tij e ngriu detyrën si kryetar, për hir të një reforme që u kërkua kryeministri, por edhe akademikë.

 

Pa kryetar sot vendimet për aktivitetet dhe punën shkencore merren nga një grup akademikësh që është zgjedhur edhe si grupi i punës që do të ndjekë procesin e reformimit. E megjithëkëtë akademia e pareformuar vijon konferencat e eventet si më parë.

 

Reklamë

E tillë ishte edhe ceremonia e çmimeve vjetore për studimet më të mira të vitit. Mes fitueseve ishte edhe një studiues rus me veprën e botuar nga akademia ruse e shkencave.

 

Çmimi i karrierës këtë vit iu dha shkrimtarit Ismail Kadare.

Më shumë video

Reklamë