Dy herë fituesi i çmimit oskar, Gorge Clooney, ka akuzuar akademinë e ndarjeve të çmimeve Oskar për diskriminim racor. Qëndrimin e ashpër aktori i njohur e ka mbajtur pas nomimineve të fundit, ku për të dytin vit me radhe nuk ka asnjë aktor me ngjyrë apo nga radhët e minoriteteve që janë nominuar për kategorinë e protagonistëve kryesore e dytësor, si për femrat ashtu dhe për meshkujt. Në intervistën e tij për Variety, Kluni ka thënë se “akademia po lëviz në drejtimin e gabuar, krahasuar me 10 vjet më pare, të të gjitha grupet e aktorëve kanë qenë të përfaqësuar në nominime. Deklaratat e Klunit vijnë pas qëndrimit të ashpër që presidenti i akademisë së këtyre çmimeve prestigjioze, i cili tha se nuk është bërë një punë e mirë sa i takon përfshirjes së të gjitha kategorive etnike, racore, gjinore e seksuale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *