Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe për akademinë e barinjvë, temë e cila ka shkaktuar mjaft reagime.

Rama tha nga Foltorja e Kuvendit se akademi të tilla ka në gjithë botën ndërsa shpjgoi se këto janë hapësira që u jepen kategorive të ndryshme për trajnime.

Akademitë e barinjve, e peshkatarëve janë në githë botën dhe nuk janë akademi ashtu siç ju e kuptoni fjalën akademi e talleni me këtë. Janë hapësira orientimi që u jepen të gjitha kategorive të ndryshme, për trajnime për t’u update-uar me kohën e re. Mos qeshni se këtë flet vetë qesh vetë, e keni si linjë partie se ju vjen ng lart poshtë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *