E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

AK: Të largohet Ilir Beqaj

Aleanca Kuq e Zi ka protestuar përpara godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, duke akuzuar Ilir Beqajn se ka kthyer në biznes sistemin shëndetësor. Sipas Kreshnik Spahiut, ministri po rimburson partinë e tij, duke i mbushur xhepat. Aleanca Kuq e Zi deklaron se çdo shqiptar sot është i detyruar të paguaj me lekë në dorë mjekët, infermierët dhe kontrollin shëndetësor. Spahiu kërkoi largimin e ministrit te shendetesise Beqaj. Ai tha se qeveria jo vetëm që nuk ka mbajtur premtimin për shëndetësi falas, por i kanë vënë lakun qytetarëve shqiptarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë