Një ajsberg me përmasa afërsisht sa të Londrës është shkëputur nga Antarktida të dielën.

 

Shkencëtarët zbuluan për herë të parë çarje nga kontinenti i bardhë një dekadë më parë por në dy vitet e fundit ka patur më shumë shkëputje akujsh.

 

Ajsbergu është rreth 600 milje katrorë, ose 1550 kilometra katrorë. Studiuesit thonë se kjo ngjarje ishte e pritshme dhe jo rezultat i ndryshimeve klimatike.

 

65% e bimëve dhe kafshëve të Antarktidës mund të zhduken, thonë shkencëtarët. Pinguinët ikonë e këtij kontinenti janë më të rrezikuarit.

 

Studiuesit thonë se dëmtimet e shumta, vijnë kryesisht për shkak të temperaturave 2 gradë celcius mbi mesataren gjatë muajit nëntor dhe dhjetor. Erërat e forta kanë qenë gjithashtu një faktor që ka ndikuar.

 

Të dhënat e fundit tregojnë se akulli nuk është rikuperuar, duke sugjeruar se kontinenti mund ta mbyllë verën me një rekord të ri për të dytin vit radhazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *