E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ajola Xoxa rekurs për kontrollet, bashkëshotrja e Veliajt kundërshton vendimin e Apelit

Gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa dorëzoi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që i quajti të ligjshme kontrollet e ushtruara në 6 dhjetor të vitit të shkuar në shtëpinë e saj.

Erion Veliaj së bashku me familjarët e tij janë vënë nën hetim nga SPAK për korrupsion pasiv e aktiv, pastrim parash e mosdeklarim të ardhurash.

Dy ditë më parë, përmes avokatëve të saj, Ajola Xoxa bëri ankimim në Apel edhe për kontrollet e 14 janarit në ambiente të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë