E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ajola Xoxa paraqitet në APEL të GJKKO, pritet vendimi për sekuestron e llogarive bankare

Ajola Xoxa ka mbërritur në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ku do të shqyrtohet kërkesa e saj për heqjen e sekuestros ndaj llogarive të saj bankare. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit edhe dje në gjykatë, por seanca u shty pasi ishte legjitimuar një avokat i ri, i cili kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Po ashtu, edhe seanca e hënës u shty pasi Gjykata kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.

Reklamë

Ajola Xoxa ka argumentuar se paratë në fjalë janë të ligjshme dhe vijnë nga burime të rregullta, kundërshtuar kështu pretendimet e SPAK-së.

Nërkohë sot do të jepet vendimi për Erion Veliajn. Pas dy seancave të shtyra vendimi do të jepet në 10:00. SPAK kërkon burg.

Kryetari i bashkisë Tiranë kërkon masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore, ndërsa sot shprehet gjyqtari Engert Pëllumbi pas dy shtyerjeve si pasojë e provave të reja.

Lirinë kërkon edhe biznesmeni Elman Abule, në qeli për pastrim parash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë