E hënë, 2 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK akuzë të re për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Erion Veliajt dyshohet se ka fshehur pasurinë

Prokuroria e Posaçme i komunikoi sot Ajola Xoxës një akuzë të re.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, tashmë duhet të përballet edhe me akuzën e fshehjes së pasurisë.

Burime nga SPAK bënë të ditur se provat e reja janë zbuluar gjatë hetimeve të fundit të zhvilluara gjatë kohës që Veliaj ndodhet në qeli.

Vepra e re penale, e çon në katër numrin e akuzave për të cilat Xoxa po hetohet, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe dy herë “fshehje të ardhurash”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë